Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se Lionel Messi e ka përmirësuar si futbollist, ku dyshja vërehen se kanë marrëdhënie telepatike në fushë.
Alba edhe një herë ka qenë njëri ndër lojtarët më vendimtar te Barcelona që e kanë fituar LA Ligan, ndërsa janë në finale të Kupës së Mbretit.
Po ashtu me një hap janë edhe në finale të Ligës së Kampionëve.
“Për mua, Leo nuk ka ndryshuar [si njeri]”.
“Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë e njëjtë, shumë e mirë”.
“Kemi shtatë vite që luajmë së bashku dhe ai më ka bërë një lojtar më të mirë’.
“Sa i parketi atij, ai është më i mirë se sa që ka qen më herët, duket e pamundur, por ai është më i miri në botë”, tregon Alba për France Football.
Sipas Albas argjentinasi është i jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes, duke bërë shumë shpesh shaka. /Telegrafi/