Banorja më e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Albania 8” keqtrajtohet herë pas here nga Alba.
Ajo ka treguar që nuk i ka shumë qef disa prej kafshëve. Breshka është njëra prej atyre që e bezdisi. Sa herë që ti jepet mundësia Alba e lanë me birrë , e shkel. Kjo sigurisht nuk mund ti ketë humbur Vëllai të Madh.
Pas “dhunës” së ushtruar Alba ndëshkohet. Vëllai i Madh i kërkon që ajo të gjejë mundësin të krijojë një vend të përshtatshëm për breshkën dhe ta marrë në shtratin e saj për të fjetur. Alba dhe pse jo me dëshirën më të madhe është e detyruar që të kalojë një natë me breshkën.
Ajo kërkon ndihmën e Teas që ta marrë dhe ta vendos në një kuti. Tea merr breshkë e pastron në tualet, i jep uji dhe sallatë jeshilë për të ngrënë. Gjatë kohës që Tea e bën gati breshkën për të kaluar një natë me Albën ajo fillon që ti bërtas dhe mallkojë veten që është marrë me të.
“ Kam faj unë që merrem me atë. Po ku e panë që i kam dhënë birrë kur nuk e bëra tapë” shfrynë Alba.
Pasi i bëhen të gjitha shërbimet breshka vendoset në “shtratin” e saj të ri. Alba e merr dhe e vendos tek krevati. Alba e vendos në komodinën afër shtrati të saj dhe shfrynë gjatë gjithë kohës. Ajo kalon natën me të dhe sigurisht nuk flet me breshkë por me arushin që i dashuri saj i ka sjellë dhuratë.