Telegrafi

Alba: Kur flas me Blerandon harroj gjithçka, katër ditë pa të sa një muaj

Është shfaqur së fundmi një klip ku tregon raportin e afërt të Alba Vukajt me Blerandon.

Ata tashmë janë kthyer në miq të mirë, ku këngëtari tha se ka shprehur një pëlqim për bukuroshen shkodrane.

Alba në anën tjetër tha se e sheh Blerandon vetëm si shok dhe se nuk ndjen akoma për të.

Ndërkohë, zeshkania mori vëmendje me një deklaratë për Blerandon, derisa shtoi: “Kur flas me Blerandon harroj gjithçka, katër ditë pa të sa një muaj”.

Lexo po ashtu Del klipi - Alby the Goat dhe Shqipe Hysenaj e akuzuan Blerandon për autizëm

Kjo nga banorët u cilësua si një deklaratë që bën një person kur është i dashuruar.

Alba e kundërshtoi një gjë të tillë, duke thënë se ndihet shumë mirë me të.

Sidoqoftë, pritet të shihet se si do të jetë raporti i tyre në vazhdim. /Telegrafi/