Site icon Telegrafi

Alba: Kristi, ti ke me më kërkuar

Kristi dhe Alba janë në kuzhinë. Ai merr shkas nga biseda e Albës me Milenën natën shkuar dhe fillon ta ngacmojë për preferencat seksuale. Debati tyre shkon përtej kësaj.

Kristi e ngacmon Albën deri në kërkesa për të kaluar një natën erotike bashkë. Alba acarohet dhe i thotë se ai nuk ka shanse.

Mbrëmjen shkuar Alba dhe Milena po diskutoni për eksperiencat e tyre në raportet me meshkujt. Teksa ato tregonin me detaje,Kristi ishte duke i përgjuar dhe sot përdor çdo material mbledhur kundër tyre. Debati mes Albës dhe Kristit gjeneron deri në fjalor banal. Kristi i thotë Albës “Nuk kam ç’ti bëj respektit për atë djali që ke ti në krah se e di unë ç’të bëja ty”.

Veseli kalon në kuzhinë dhe mbron Albën. Pas tij afrohet dhe Diedoni. Ofezave të Kristit ai i përgjigjet vetëm më një puthje kundrejt Albës. Alba merr mbështetje dhe i thotë se tani të mos flasë më. Kristin nuk e ndal as kjo gjë. Ai vazhdon më tej ta ofendojë dhe duke i thënë se vetëm femër nuk është. “Ti nuk do në krah një njëri si Diedoni por do një njëri që të bëj të kuptosh se çfarë je” i thotë Kristi.

Debati mes tyre zgjat më tej. Alba i thotë Kristit që ai nuk ka fytyrë që ta ngacmojë në sy të Diedonit. “Ti ma lyp kur nuk është Diedoni se kur është ai nuk ta mban” i thotë ajo. Kristi vazhdo më tej vetëm me ofeza. Milena ndërhyn. Ai i kërkon që të mos ndërhyjë. Kristi diskuton me Fatjonin dhe i thotë: “Dua të shoh Albën pa Diedonin se si do të sillet. Vetëm atëherë mund të shohim se kush është ajo. Prania e tij e frenon. Dua të dali Diedoni këtë javë”.Fatjoni i thotë se Diedoni është një njëri që rri kot në shtëpi.

Exit mobile version