Telegrafi

Alba: Duam t’i fitojmë të gjithë trofetë

Alba, Coutinho dhe Messi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se Barcelona është e angazhuar deri në fund për të fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan në sezonin 2018-19.

Mbrojtësi i majtë spanjoll shënoi golin e fitores 2-1 të Blaugranëve ndaj Real Sociedadit të shtunën në mbrëmje dhe ekipi katalunas ka nevojë vetëm edhe për gjashtë pikë për të konfirmuar mbrojtjen e titullit.

Lexo po ashtu Barca fiton ndaj Sociedadit dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit

Ata përballen me Alaves dhe Levante në gjashtë ditët e ardhshme, që do të thotë se mund të kenë titullin e konfirmuar përpara gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.

Alba shënoi golin e fitores (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

30-vjeçari spanjoll ka thënë se ekipi është i fokusuar dhe dëshiron t’i fitojë të gjithë trofetë në këtë sezon.

“Ishte e vështirë kundër Sociedadit, sidomos pas asaj që ne dhamë shumë kundër Manchester Unitedit”.

Lexo po ashtu Messi fiton dy çmime, lojtari dhe goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

“Por, kjo skuadër dëshiron të jetë kampione – duan të fitojnë të gjithë trofetë”.

“E dimë se ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të respektojmë kundërshtarët para nesh dhe të mbetemi të përkushtuar”, ka thënë Alba. /Telegrafi/