Site icon Telegrafi

Alba dhe Busquets e vizitojnë Bartran, i cili po rikuperohet pas lëndimit që pësoi nga shpërthimi (Foto)

Jordi Alba dhe Sergio Busquets e kanë vizituar ish-bashkëlojtarin e tyre, Marc Barta, i cili është duke u shëruar pas plagëve që mori nga sulmet e javës së kaluar drejt autobusit të Borussia Dortmundit.

Qendërmbrojtësi spanjoll iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike pasi u lëndua nga tri shpërthimet para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Monacos.

Njëri prej xhamave të autobusit u thye dhe Bartra pësoi një frakturë, si edhe i kishte mbetur një copëz që po ashtu iu hoq me operacion.

Nuk e harrojnë ish-bashkëlojtarët (Instagram)

Pas vizitës që i kanë bërë, Alba e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën kanë pozuar së bashku.

“Çfarë kënaqësie që të pamë dhe që ndamë buzëqeshje së bashku, miku im”, ka shkruar futbollisti i Barcës në përshkrim.

Lexo po ashtu Marc Bartra mesazh emocionues drejt fansave pas sulmit (Foto)

Bartra iu bashkua Dortmundit pikërisht nga Barcelona në verën e vitit 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version