Telegrafi

Alaves 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve

Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë te Deportivo Alavesi pasi ka barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman nuk ka arritur t’i kthehet fitores as pas dy humbjeve radhazi, pasi morën vetëm një pikë në udhëtim te Alavesi.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Rioja (31’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Antoine Griezmann (63’).

Lexo po ashtu Vazhdon forma e dobët e Barcelonës në La Liga, barazon me Alavesin

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili edhe pse nuk shënoi pati një paraqitje të mirë duke u vlerësuar me 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin e vendasve, Jota, që pas kartonit të kuq u notua me 5.0.

Alaves:

Barcelona:

/Telegrafi/