Barcelona e ka mbyllur sezonin 2019/20 në La Liga me fitore të thellë në udhëtim te Deportivo Alaves me rezultat 5-0.
Ekipi i Quique Setien ka fituar pa vështirësi ndeshjen e fundit të sezonit apo të javës së 38-të në La Liga dhe e ka mbyllur sezonin në vendin e dytë.
Golat në këtë fitore të gjigantit katalunas u shënuan nga Ansu Fati (24’), Lionel Messi (34’, 75’), Luis Suarez (44’) dhe Nelson Semedo (57’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht ylli argjentinas Messi, i cili pas dy golave dhe një asistimit mori notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Lisandro Magallan që u notua me 5.1.
Alaves:
Barcelona:
/Telegrafi/