Drejtori i televizionit Klan Kosova dhe një prej shoumenëve më të suksesshëm nga Kosova, Alaudin Hamiti, po i kthehet dashurisë së tij të parë – ekranit.
Dikur një shoumen i madh, dhe në vitet e fundit si drejtor i Klan Kosovës – Alaudini duket se po i kthehet dashurisë së vjetër.
Alaudin Hamiti ka vendosur të drejtojë, jo një, por dy emisione.
Megjithatë, tash ai filloi emisionin e tij të parë Champion Quiz, por për Telegrafin ai tregon se nuk do të ndalet dhe ka tashmë nën mëngë një prej emisioneve që pritet të jetë më atraktive – NIN (ndrrimi i natës).
“Mendoj se detyra si drejtor i televizionit për këto dy vite ka qenë prioritet i imi për të vazhduar vizionin e Klanit dh epër të forcuar pozitën si lider në vend – kjo punë nuk rresht së ndaluari krahas obligimeve si një nga udhëheqësist e këtij institucioni, tani në këtë sezonë sezonë të re po kthehem në ekran jo me një, por me 2 emisione”.
“Champion Quis fillon të premtën nga ora 21:00 – është një atmosferë e pa parë me kandidatë e publik të rmekullueshëm”.
“Por, në tetor pritet të fillojë edhe misioni Ndrrimi i Natës – NIN, tri here në javë. Emision ky që do të jetë me aktualitete dhe do ketë karakterin e një emisioni argëtues/relaksues”, thotë Alaudini.
Ndryshe Alaudini njihet për paraqitjet e tij televizive që prej pasluftës si një prej shoumenëve më të dashur, teksa tash pritet të plotësojë atë mungesën e emisioneve që vërehet dukshëm në televizionet tona kombëtare. /Telegrafi/