Telegrafi

Alaudin Hamiti tregon datën e finales së BBVK dhe pyetet për numrin e finalistëve

(Foto: Screenshot/Facebook/KlanKosova)

Gjatë pjesëmarrjes në Big Talk, prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka treguar se kur do të jetë mbrëmja finale e spektaklit televiziv.

Moderatorja Elita Rudi e ka pyetur se kur do të mbahet finalja dhe cili është numri i finalistëve.

“Plani është me 17 mars që të mbahet finalja e madhe… Jemi shumë afër, kanë mbetur edhe pesë Prime”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

“Gara po ashpërsohet, brenda janë nëntë banorë dhe duhet të ulet numri”, ka thënë Alaudini.

Në insistimin e Elitës për numrin e finalistëve, moderatori është shprehur: “Nuk mund ta them këtë njëherë se ende nuk kemi vendosur cili do të jetë numri”. /Telegrafi/