Është zbuluar edhe moderatori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Producentja Olsa Muhameti në një intervistë të fundit bëri të ditur se Alaudin Hamiti do të jetë sërish në moderim të këtij spektakli.
Ai mbase edhe këtë herë do të jetë i shoqëruar nga Jonida Vokshi, e cila ka qenë me të në formatet e kaluara.
Ky reality shou do të nisë në fillim të muajit tetor dhe premton shumë befasi për publikun.
Tashmë kanë dalë edhe disa nga emrat që fliten se do të jenë pjesë e këtij sezoni, por që nuk ka asgjë zyrtare.
Fitues i edicionit të kaluar ka qenë Lumbardh Salihu, gjersa të parin e fitoi Stresi. /Telegrafi/