Prezantuesi i Big Brother VIP, Alaudin Hamiti, së fundmi ia ka tërheq vërejtjen banores Edona James për fjalorin e përdorur kohëve të fundit.
Ai e ka kritikuar atë mbi mënyrën e shprehjes në ofendime, derisa ka thënë se “fjalët e saj mund të lëndojnë”.
“Meqenëse jemi në fund të kësaj pjese të diskutimit të këtij materiali që pamë, pavarësisht që e ndjen Albyn të afërt, nuk të jep të drejtë që të ofendosh banorët e tjerë, Lumin dhe Kaderin këtë rast”, u shpreh Hamiti.
Alaudini vazhdoi: “Ndoshta e ke të vështirë të shprehësh në gjuhën e duhur, por gjithsesi mundohu dhe kontrolloj fjalët të cilët ia thua, sepse fjalët vrasin Edona”.
Kjo erdhi pas përplasjes së ashpër të Edonës me Kader Kicajn dhe banorin tjetër Lumbardhin.
Ajo kaloi edhe në ofendime gjatë një debati me bukuroshen nga Prizreni, të cilën edhe e lëndoi.
Këtë javë theksojmë se gjashtë banorë shkojnë në nominim, përfshirë: Shqipen, Ganinë, Bleron, Lumbardhin, Kaderin dhe DJ Miss Rose. /Telegrafi/