Telegrafi

Alaudin Hamiti ia ndërpret fjalën Lindës: Je duke dhënë informacione nga jashtë

Foto: Screenshot/YouTube

Linda Halimi ka qenë e ftuar në studio pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ka hedhur një ‘bombë’, ku ka goditur Ylli Dervishin dhe Santiana Malokun.

Këngëtarja nga Vitia tha se ata kanë një aferë të gjatë bashkë dhe se njihen nga jashtë.

Foto: Screenshot/YouTube

E më pas teksa po fliste dhe po jepte disa detaje, prezantuesi Alaudin Hamiti ia ndërpreu fjalën.

Lexo po ashtu Linda 'godet' Santianën nga studio: Kur do ti tregosh banorëve se ke aferë të gjatë me Bucin?

Ai i tha se është duke dhënë informacione nga jashtë dhe se këto nuk lejohen.

Foto: Screenshot/YouTube

“Je duke dhënë informacione nga jashtë”, u shpreh ai.

E më pas u mbyll linja me shtëpinë dhe Alaudini vazhdoi të pyeste Lindën se ku i ka dëgjuar këto informacione. /Telegrafi/