Telegrafi

Alaudin Hamiti, Atifete Jahjaga, Maylinda Kasumoviq, Krenare Rugova, Eliza Hoxha, Kaona Duriqi dhe Capital T bashkohen për fushatën e UNDP – #ecokosovo3

Alaudin Hamiti, Atifete Jahjaga, Maylinda Kasumoviq, Krenare Rugova, Eliza Hoxha, Kaona Duriqi dhe Capital T bashkohen për fushatën e UNDP – #ecokosovo3.

Alaudin Hamiti, Atifete Jahjaga, Maylinda Kasumoviq, Krenare Rugova, Eliza Hoxha dhe Kaona Duriqi lansojnë bashkëpunimin e tyre me fushatën e UNDP Kosovo të quajtur ecokosovo3. Tani edhe Capital T i bashkohet ecokosovo3 duke bërë thirrjen e të gjithë qytetarëve t’i bashkangjiten fushatës me të.

Ky është edicioni i tretë i fushatës vetëdijësuese ecokosovo, vazhdim i ecokosovo 1 dhe ecokosovo 2. Fushata vjen si pjesë e projektit të UNDP-së, Healthier Kosovo/Kosovë e shëndetshme, e cila është nisma e përbashkët e Kombeve të Bashkuara dhe Kosovës që synon të kontribuojë në zvogëlimin e sëmundjeve të lidhura me mjedisin.

Healthier Kosovo/Kosovë e shëndetshme synon ta arrijë këtë duke mbështetur institucionet e Kosovës për të futur një qeverisje efektive dhe duke ndihmuar njerëzit të adoptojnë sjelljet që janë të shëndetshme dhe të rrisë aftësinë e tyre për të përballuar kërcënimet e mundshme që vijnë nga ndotja e ambientit.

Kohëzgjatja e fushatës ecokosovo do të jetë 8 muaj duke filluar nga Tetori i vitit 2019 e deri në Maj të vitit 2020.

Qëllimi i kësaj fushate është vetdijësimi i qytetarëve në lidhje me ndotjen e ambientit, informimi i qytetarëve për ndotës të ndryshëm, si dhe informimi i tyre në lidhje me evitimin e ndikimit në shëndet. Mesazhi dhe sllogani i fushatës është “Kur toka flet, dëgjo!” “When Earth Talks, Listen!” Gjatë kësaj kohe do të ketë shumë aktivitete dhe informata të ndryshme që do të ndahen me publikun.