Telegrafi

Alarmon OEK-u: Kapitali dhe investimet po largohen nga Kosova

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) si asociacioni më i madh i komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës është shumë e shqetësuar me situatën aktuale politike në vend e cila si pasoj ka jo vetëm zvogëlimin e investimeve të huaja direkte por po ndikon edhe në bartjen e kapitalit dhe investimeve të kompanive vendore në vendet e perëndimit Gjermani, Austri, Zvicër dhe vendet tjera por edhe në vendet e rajonit.

“Situata aktuale politike po shprehet me efekte negative në lëmine ekonomike, sociale, politike dhe integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe mbi të gjitha është duke dëmtuar imazhin e Kosovës, pasi që po plason informacione mjaftë negative për dhe rreth Kosovës”, është thënë në një reagim të OEK-ut për media.

Sipas OEK-ut, kjo po ndodh në kohën kur vendet e rajonit kanë politika të koordinuara dhe planifikuara mirë dhe gjithanshëm për të tërhequr investitorët e huaj.

“Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për tejkalimin e situatës së tanishme me dialog dhe marrëveshje në mes të gjithë faktorëve relevant politik të vendit dhe për krijimin edhe implementimin e masave dhe reformave të nevojshme ligjore, që duke respektuar sundimin e rendit dhe ligjit zhvillimi ekonomik si prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës”. /Telegrafi/