Telegrafi

Alarmon Blakaj: Provat dhe dëshmitarët okularë po zhduken, krimet e luftës nuk po trajtohen me prioritet (Video)

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) në Kosovë, Bekim Blakaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se pos rastit të vëllezërve Bytyqi, Serbia edhe në shumë raste tjera nuk ka vepruar pavarësisht që ka pasur fakte të mjaftueshme.

Blakaj ka thënë se për shkak të mos njohjes së Kosovës nga Serbia, shumë persona kanë shpëtuar nga drejtësia.

“Shumica e atyre që kanë kryer krime në Kosovë gjenden në Serbi. Pa një bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë këta persona nuk mund të dënohen sepse Serbia nuk pranon dëshmitë nga Kosova”.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH) në Kosovë thotë se hetimet për krime të luftës nuk po trajtohen me prioritet.

“Provat zhduken me kohën, qoftë edhe dëshmitarët okularë. Kujtesa u zbehet dëshmitarëve“, tha ai, përcjell Telegrafi.

Blakaj ka thënë se narracioni për luftën nuk duhet të jetë i ndikuar nga nacionalizmi, pasi kështu nuk arrihet te e vërteta.

Lexo po ashtu Blakaj rrëfen fatin e trishtë të vëllezërve Bytyqi: U kapën në kufi nga policia serbe, derisa po i bënin një nder fqinjit (Video)

“Kam frikë se nëse bëhet edhe një luftë pas disa viteve, ajo do të jetë edhe më e përgjakshme, pasi gjeneratat e reja po rriten me një narracion shumë paragjykues ndaj tjerëve”, tha ndër të tjera Bekim Blakaj. /Telegrafi/