Telegrafi

Alarmohet UEFA, Ramos e pranon publikisht se qëllimisht u ndëshkua me karton të verdhë

Sergio Ramos (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

UEFA duket se do të merret posaçërisht me rastin e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramosit.

Ky i fundit ka pranuar publikisht se në ndeshjen kundër Ajaxit qëllimisht ka ndërhyrë në mënyrë të palejuar që të ndëshkohet me karton të verdhë.

Prandaj do të mungojë në ndeshjen e kthimit në Madrid, e cila do t’i lejojë të luajë ndoshta në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Hakim Ziyech dhe Sergio Ramos (Photo by Lars Baron/Getty Images)

“Unë do të gënjeja nëse them se nuk e kam bërë me qëllim. Unë nuk do ta nënvlerësoja Ajaxin, por është fakt që kam nevojë për një pushim. Unë do ta shikojë duelin në shkallët e stadiumit”, ka thënë spanjolli.

Nëse Ramos ishte i vetëdijshëm se kjo deklaratë mund t’i kushtojë atij apo jo, ne nuk e dimë, por UEFA është në lëvizje.

Nëse Federata Evropiane do të respektojnë rregullat e Nyonit që i kishte zbatuar në rastin e lojtarit të Portos, Jesus Corona, cili gjithashtu pranoi se qëllimisht ishte zverdhë në fazën e grupeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Sergio Ramosit

Prandaj, UEFA kishte dënuar lojtarin me një pezullimin shtesë, e cila gjë mund të aplikohet edhe në rastin e Ramosit.

Ndryshe, Reali triumfoi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Amsterdam me rezultat 2-1 kundër Ajaxit. /Telegrafi/