Politikani suedez Carl Bildt ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se forcat ajrore dhe flota ruse në Detin e Zi janë në gjendje alarmi, pas paralajmërimit se mund të ndodh një sulm.
Raportohet se Ministria ruse e Mbrojtjes ka urdhëruar flotën ruse të jetë në nivelin më të lartë të gatishmërisë pas paralajmërimit se mund të vjen deri të një sulm, pasi janë parë anijet luftarake të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës duke lundruar në drejtim të Sirisë, transmeton Telegrafi.
Air defence of Russian Black Sea Fleet has declared combat alert. Posturing? Preparation? Deep uncertainty. https://t.co/nQdBRZrHnZ
— Carl Bildt (@carlbildt) April 10, 2018
Kujtojmë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar me intervenim ushtarak në Siri pas sulmeve me armë kimike që janë kryer ndaj civilëve.
Në anën tjetër ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia ka akuzuar Washingtonin që qëllimisht është duke krijuar tensione, duke kërcënuar Rusinë me tone të papranueshme që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. /Telegrafi/