Chelsea i ka rrugët e hapura për transferimin e Radja Nainggolan, pasi Roma ka pranuar se ai mund të shitet.
Mesfushori vlerësohet rreth 36 milionë funte dhe po lidhet me një kalim në Stamford Bridge.
Menaxheri i ardhshëm i Bluve, Antonio Conte, është një admirues i 27-vjeçarit, ndërsa drejtori i Giallorossëve, Mauro Baldissoni, ka pranuar se lojtari mund të shitet gjatë verës.
“Një lojtar mund të shitet për të sjellë fonde për freski dhe për të transferuar figura të reja”, ka thënë ai për Mediaset Premium.
Në javën e kaluar, drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, është parë në Londër, ku besohet se ka folur edhe për Mohamed Salah. /Telegrafi/