Site icon Telegrafi

Alarmohen skuadrat e mëdha, Lyoni vendos ta shes Depayn në janar për një çmim shumë të ulët

Memphis Depay është njëri nga futbollistët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sulmuesi holandez është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën franceze Lyon.

Klubi francez i ka ofruar rinovimin e kontratës, por Depay nuk e ka pranuar pasi synon të luaj në një skuadër dhe një kampionat më të madh se Ligue 1.

E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se Lyoni përfundimisht ka vendosur ta shes yllin e tyre në janar në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero në verë.

Lexo po ashtu Barca mund ta blejë Depayn për pesë milionë euro në afatin dimëror?

Lyon i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara për lojtarin se dëshiron pesë milionë euro në janar për ta lënë të lirë atë.

Barcelona, Roma, Borussia Dortmund, Milan, Atletico Madrid, Bayern Munich e PSG janë ekipet e interesuara për yllin holandez.

Sigurisht që të gjitha këto skuadra janë të gatshme të shpenzojnë shumën prej pesë milionë euro për të, por duhet bindet Depay me kontratën më të mirë.

26-vjeçari holandez është duke kaluar nëpër një formë fantastike, ku në 16 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version