Telegrafi

Alarmohen italianët nga Coronavirusi, vdes edhe një grua dhe anulohen tri ndeshje të Serie A

Virusi i tmerrshëm Coronavirusi që ishte përhapur në Kinë ka filluar të përhapet edhe në Itali.

Lombardi dhe Veneto ishin dy zonat e rrezikshme, por gjatë ditës së shtunë numri i rasteve me Coronavirus në Itali është rritur.

Nga 42 sa ishin të premten dhe të shtunën në mëngjes, ky numër është rritur në 76 gjë që ka alarmuar gjithë Italinë.

Kjo ka bërë që tri ndeshje të Serie A të shtyhen dhe ato janë Inter – Sampdoria, Atalanta – Sassuolo dhe Verona – Cagliari.

Lexo po ashtu Frika në Coronavirusi, në Itali nuk zhvillohen 42 ndeshje

Deri më tani në Itali dy persona kanë vdekur e që ishin identifikuar me Coronavirus.

Ditën e djeshme ishin anuluar 42 ndeshje në rajonin e Venetos dhe Lombardit nga frika e përhapjes së Coronavirusit.

Tri ndeshjet e Serie A që ishin paraparë të zhvillohen sot janë shtyrë për të paktën një ditë, por që mund të shtyhen edhe për një afat tjetër nëse vazhdon të rritet numri i personave të prekur nga ky virus. /Telegrafi/