Telegrafi

Alarmohen autoritetet e sigurisë në Barcelonë, dyshohet për eksploziv në furgon (Foto)

Katedralja Sagrada në Barcelonë dhe dyqanet përreth saj janë evakuuar nga njësitë anti-terror, të cilët po kryejnë një operacion për të cilin thuhet se po kërkojnë një furgon të mbushur me eksploziv.

Policia katalonase ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e deminimit, për të kontrolluar furgonin e parkuar afër katedrales, transmeton Telegrafi.

Për shkaqe sigurie ata kanë evakuuar zonën turistike, derisa stacioni i metrosë është mbyllur.

Banorët e asaj zone dhe pushuesit janë urdhëruar që të qëndrojnë sa më larg kafiterive dhe dritareve të ndërtesave. /Telegrafi/