Site icon Telegrafi

Alarmohen autoritet në Britani të Madhe, rrugët e qyteteve “pushtohen” nga përdoruesit e drogës (Video, +16)

Në rrugët e qyteteve të Britanisë së Madhe çdo ditë e më shumë është duke u rritur numri i përdoruesve të drogës spice, ku qytetarët tmerrohen kur i shohin të shtrirë nëpër tokë.

Ekspertët paralajmërojnë se ky problem është bërë serioz për qeverinë, dhe se duhet ndërmarrë masa për ta parandaluar, transmeton Telegrafi.

Njerëz në gjendje të rëndë shëndetësore filmohen çdo ditë nëpër rrugët e qyteteve të mëdha pa marrë parasysh nëse është ditë apo natë, dhe për këtë policia dhe ekipet emergjente kanë formuar ekipe të veçanta që i largojnë narkomanët nga rrugët.

Kjo drogë e rrezikshme sintetike që tymoset mund të blihet me pak para, apo më saktësisht për 5 funte, gjë që edhe është një prej arsyeve pse konsumohet në masë të madhe.

Droga spice ka bërë që shumë të rinj të përfundojnë nëpër burgje në Britani të Madhe, ndërkaq në shumë raste fëmijët ishin dëshmitarë të skenave rrëqethëse ku burrat apo gratë janë parë të shtrirë nëpër rrugë pa ndjenja.

Një prej qyteteve më të prekura nga droga spice është Doncaster në pjesën jugore të Yorkshire, që tashmë ka fituar epitetin e “Spicecaster”. /Telegrafi/

Exit mobile version