Sasi të mëdha droge dhe gjësendet tjera kontrabandohet në burgje duke përdorur dronët, ka paralajmëruar një eksperte e sigurisë në Britani të Madhe.
Ëendy Sinclair-Gieben, kryeinspektore e burgjeve, tha se raporti i saj HMP Perth se teknologjia e dronëve “ka ndryshuar lojën” kur bëhet fjalë për kontrabandim gjërash për personat që janë prapa grilave, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh se metodat e vjetra të kontrabandimit janë konsumuar dhe gardianët më nuk janë aq të pavëmendshëm, të burgosurit kanë angazhuar njerëz nga jashtë që të gjejnë alternativa tjera.
Në këtë rast janë dronët që u dërgojnë drogë dhe sende tjera të burgosurve. E gjithçka filloi në një burg në Skoci, kur të burgosurit krejt befasisht filluan të jenë agresiv dhe të dhunshëm, dëshmi që kishin konsumuar drogë, por që nuk dihej se nga e kishin siguruar.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur nga droni bien qese të vogla me drogë, por edhe gjësende tjera siç janë thikat dhe armë tjera të ftohta. /Telegrafi/