Site icon Telegrafi

Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, rezulton i rremë

Foto: Arkiv

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka bërë të ditur se kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka rezultuar alarm i rremë.

Gara për Telegrafin ka thënë se Aeroporti është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”.

Kujtojmë se edhe javë më parë kishte rezultuar alarm i rrejshëm një kërcënim me bombë./Telegrafi/

Exit mobile version