Site icon Telegrafi

Alarmet e rrejshme për bombë në aeroportin “Adem Jashari”, policia heton rastet

Foto: Ilustrim

Të hënën përmes postës elektronike është raportuar se në aeroportin “Adem Jashari”, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve.

Tutje në raport bëhet e ditur më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta.

Lexo po ashtu Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës doli të jetë i rremë, rinisin fluturimet

“ANP Adem Jashari 06.02.2023 – 16:05. Raportohet se përmes postës elektronike në ANP Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese. Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve. Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet së është mbyllur alarmi dhe çdo gjë është kthyer në normalitet.

Lexo po ashtu Sërish rezulton i rrejshëm kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës

“Pastaj është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version