Site icon Telegrafi

Alarmante: Virusi HIV/AIDS përhapet me të madhe në Maqedoni, 20 raste të reja për 6 muaj (Video)

AIDS awareness ribbons

Situatë alarmante mbizotëron në spitalet e Maqedonisë ku janë detektuar edhe 20 raste të reja me viruset HIV dhe SIDA për 6 muajt e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Se virusi përhapet me të madhe në Maqedoni flet edhe fakti se në vitin e kaluar ka pasur 32 raste ndërsa tani deri në muajin qershor janë detektuar 20 raste të reja.

Nga raporti i publikuar nga Instituti për shëndet publik thuhet se 5 raste të gjetura me virusin HIV e kanë trashiguar sëmundjen ndërsa 15 raste të reja janë evidentuar se me virusin vdekjeprurës janë infektuar nga marrëdhëniet me gjininë e njejtë.

Lexo po ashtu Alarmante: Rritet numri i të prekurve me Malarie në Maqedoni (Video)

14 nga 20 personat e infektuar janë nga Shkupi kurse nga dy të infektuar ka edhe në Strugë, Prilep dhe Shtip. Personi më i moshuar i infektuar është 60 vjeçar. Në lidhje me gjininë e të infektuarve nga Instituti për shëndet publik thuhet se në 19 raste janë meshkuj të infektuar.

Nga viti 1987 kanë vdekur 80 persona nga Maqedonia nga ky virus./Telegrafi/

Exit mobile version