Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë në suazat e rrezikshmërisë. Cilësia e ajrit pasditen e sotme ka qenë më e ndotur se ditët e kaluara.
Sipas matjes të bërë në orën 18:00 nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit ka qenë në nivelin e lartë të rrezikshmërisë 430 ppm (grimca në milion).
Ndërkaq nga matja e fundit e bërë në orën 19:00 cilësia e ndotjes së ajrit ka rënë në 400 mirëpo ende mbetet e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve./Telegrafi/