Në tërë Maqedoninë ajri sonte është mjaft i ndotur. Niveli i grimcave PM10 është mjaft i lartë, që do të thotë se qytetarët thithin helm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas stacioneve matëse të Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, më i ndotur është Manastiri (995 PM10), pastaj Gazi Baba (727 PM10), Kumanovë (720 PM10), Lisiçe (719 PM10), Karposhi (715 PM10), Rekotrati i Universitetit Kirili dhe Metodi (670 PM10).
Për momentin, vetëm në Llazaropole ka ajër më të pastër./Telegrafi/