Nuk marrin fund lajmet e këqija për Ante Cacicin – kështu raportojnë mediat kroate.
Pas njoftimeve se Luka Modric, Ivan Rakitic e Dejan Lovren, nuk do të jenë në ndeshjen kundër Kosovës, raportohet se edhe Vedran Corluka ka probleme me lëndim.
Në ndërkohë, bëhet e ditur se kapiteni i Lokomotiv Moskës ka mundësi që të riaftësohet për ndeshjen e të enjtes.
“Vedran duhet të ekzaminohet me rezonancë magnetike për shkak të dhimbjeve në muskujt aduktorë që po i zgjasin me javë”.
“Mirëpo, jam optimist se ai do të mund të luajë”, ka thënë mjeku i përfaqësuese kroate, Zoran Bahtijarevic. /Telegrafi/