(E plotësuar) – Një alarm për mjet të dyshimtë rreth orës 14:00 në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë ka rezultuar i rremë.
Një alarm për mjet të dyshimtë rreth orës 14:00 në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë ka rezultuar i rremë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”, ka thënë Ahmeti.
Një situatë e tensionuar është krijuar sot në Prishtinë, pasi është raportuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Jakov Xoxa” .
Njësitet e deminimit të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim, për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Pamje nga vendi i ngjarjes janë siguruar nga Telegrafi, ndërsa pritet një raport zyrtar nga Policia e Kosovës për të sqaruar situatën dhe masat që po ndërmerren.
Mbetet të shihet nëse dyshimet do të konfirmohen apo nëse bëhet fjalë për një alarm të rremë./Telegrafi/