Kombëtarja Shqiptare do të luajë të premten ndeshjen ndaj Italisë e cila ka marrë gjithë vëmendjen e futbollistëve dhe atyre që nuk janë më pjesë e përfaqësueses.
Natyrisht që një prej atyre që po e përjeton këtë takim është edhe Lorik Cana.
Ish-kapiteni i kuqezinjve, që ka luajtur me Lazion në Seria A, shprehet se ndihet nostalgjik.
“Kombëtarja është pjesë e pandarë e jetës sime dhe ka padyshim të gjithë vëmendjen time. Ka edhe disa momente kur ndihem edhe pak nostalgjik, por im bir më tërheq dhe më bën të ndihem të plotësuar, që të mos e vuajnë mungesën në futboll. E di që skuadrës i mungojnë lojtarët cilësorë në mbrojtje, por jam i bindur se trajneri De Biazi do të bëjë zgjedhjet e duhura. Para një kundërshtari si Italia do të ishte mirë të kishim një grup të kompletuar, por skuadra jonë ka shumë kohë që luan së bashku dhe kushdo që do të luajë do të japë maksimumin”, ka thënë Cana në “Panorama Sport”.
Ndryshe, të premten kombëtarja shqiptare do të takohet me disa herë kampionët e botës Italinë.