Site icon Telegrafi

Alarm i kuq për ndotjen e ajrit në Tetovë dhe Gostivar (Foto)

Gjatë periudhës së kaluar, stacioni matës për cilësinë e ajrit në Gostivar tregon nivel të lartë të ndotjes në orët e vonshme të pasdites dhe në mbrëjmë, ndërsa grimcat e PM10 në ajër janë tri deri në katër herë mbi kufijtë e lejuar minimal. Po ashtu edhe në Tetovë, stacioni matës për praninë a grimcave PM10 tregon se ajri është 2 herë mbi kufijtë e lejuar.

Edhe pa u parë numrat e stacionit matës, e dukshme është që qytetarët e Gostivarit dhe Tetovës nuk thithin ajër të pastër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, ditëve të fundit, qyteti i Shkupit dhe disa qytete të tjera të Maqedonisë janë radhitur në mesin e vendeve më të ndotura në botë, sa i përket ndotjes së ajrit, duke thyer edhe rekordet e shënuara në vendet evropiane dhe botërore./Telegrafi/

Exit mobile version