Grupi Alar Band dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Bonbone” titullohet kënga e tyre e re, e cila është me ritme verore, dhe është finalizuar edhe me klip.
Muzika është realizuar nga Elgit Doda, gjersa për tekstin është kujdesur artistja Klea Huta.
Orkestrimi i është besuar producentit Maringlen Boja, gjersa klipi është realizuar në disa lokacione të veçanta në Shqipëri.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Pro..Video.
Alar Band njihen për bashkëpunimet e tyre të veçanta me shumë artistë, teksa njëlloj pritet të rezultojë edhe bashkëpunimi me Çiljetën.
Kjo e fundit ka disa vite radhazi që sjell bashkëpunime me artistë të rinj, duke e quajtur si një iniciativë dëshirën për t’i ndihmuar artistët e rinj që të depërtojnë në treg. /Telegrafi/