Legjenda angleze, Alan Shearer ka treguar faktin që e favorizon Manchester Cityn ndaj Arsenalit në garën për titull të Ligës Premier këtë sezon.
City dhe Arsenali janë përsëri në garë për titullin kampion, edhe pse gjenden të dyja mbrapa Liverpoolit të vendit të parë.
Megjithatë, kampioni në fuqi shihet si rival më i fortë dhe më favorit për titull sesa Arsenali, të cilin e mposhti në garën e sezonit të kaluar.
“Ju do të shikoni një ekip që mund të mos marrë një rezultat të mirë një javë dhe mendoni se shansi i tyre ka ikur”, ka thënë fillimisht Shearer.
“Por, unë mendoj se e vetmja gjë e mirë e Manchester Citytt në krahasim me Arsenalin është se ata kanë qenë atje. Ata e dinë se nuk ka panik. Edhe kur nuk luajnë mirë, ata kanë besimin se kush dhe çfarë janë”.
“Pra, nuk ka panik nga këndvështrimi i tyre. Ne e dimë se çfarë ndodhi me Arsenalin sezonin e kaluar, kështu që për këtë arsye ata janë nën presion. Ajo që ndodh me Man City është se ata dinë se si ta trajtojnë atë situatë”, përfundoi legjenda angleze.
Ndryshe, Liverpooli është i pari në tabelën e Ligës Premier pas 26 ndeshjeve me 60 pikë, i ndjekur nga City i vendit të dytë (59 pikë) dhe Arsenali i treti (58). /Telegrafi/