Legjenda e kinemasë franceze, Alain Delon, do të marrë Palmën e Artë për karrierën në edicionin e 72-të të Festivalit të Kanës (Cannes 2019), që do të mbahet nga data 14-25 maj.
Çmimi u njoftua zyrtarisht në prag të paraqitjes së posterit zyrtar të përzgjedhjes në Paris.
Në moshën 83-vjecari aktori më në fund do të vlerësohet me çmim të vlefshëm.
“Si pjesë e tërë e kinemasë, veprat e tij më të bukura dhe mitet e tij, do t’i japin në 2019 aktorit Alain Delon çmimin e karrierës”, thuhet në njoftim.
Delon performoi për herë të parë në ekranin e madh të kinemasë në 1957. Në karrierën e tij ka koleksionuar 95 filma si aktor, 30 si producent dhe tre si regjisor.