Juventus i ka sytë kah David Alaba, pasi kontrata e tij me Bayern Munich skadon në qershor të vitit 2021.
28-vjeçari mund të luajë në role të ndryshme taktike, gjë që kërkohet nga trajneri i ri Andrea Pirlo.
Ai luan kryesisht qendërmbrojtës, por gjithashtu mund të luajë si mbrojtës i majtë apo edhe si mesfushor.
Alaba do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe madje mund të largohet nga Bayern në janar për një shifër më të ulët se sa çmimi real i tij.
Tuttosport shkruan se Juve janë favoritët dhe e kanë vendosur atë në krye të listës së tyre të dëshirave, pasi duket opsion i përballueshëm edhe ka përvojën e duhur.
Për austriakun në garë janë edhe Real Madrid, Liverpooli, Manchester City dhe PSG.
Liverpool duket kërcënimi më i madh, pasi në janar iu duhet një zëvendësim për të dëmtuarin Virgil van Dijk.
Ekziston një problem për klubet që e duan, pasi Alaba dëshiron të paktën 10 milionë euro në vit. /Telegrafi/