Telegrafi

Alaba, objektivi kryesor i Barcelonës për mbrojtjen

David Alaba ka përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës për t’u transferuar këtë afat kalimtar të verës.

Barcelona është ende në kërkim të përforcimeve para sezonit të ri, pasi duan të ketë një sezon sa më të mirë dhe të jenë konkurrent kryesor për trofe.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Blaugranët kanë identifikuar mbrojtësin e Bayern Munichut, Alaba, si objektivin kryesor të mbrojtjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth David Alaba

Kampionët spanjollë duan që mbrojtësi austriak të sigurojë konkurrencë për Jordi Albin në Camp Nou dhe ai thuhet se është i hapur për kalimin.

David Alaba (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Kampionët gjermanë tashmë kanë nënshkruar me Lucas Hernandez për 80 milionë euro nga Atletico Madrid këtë verë dhe Alaba nuk është më titullar fiks.

Ndryshe, Alaba ka shënuar tre gola dhe tri asistime në 31 paraqitje në Bundesliga sezonin e kaluar. për mandatin e kaluar të Bayernit. /Telegrafi/