Telegrafi

Alaba nënshkruan pjesën e parë të kontratës me Real Madridin

Foto: Telegrafi.com/Photoshop

David Alaba shumë shpejt pritet që të prezantohet si lojtar i Real Madridit.

Mbrojtësi austriak do të jetë transferimi i parë i Los Blasncos për sezonin 2021/22.

Alaba tashmë ka njoftuar për largim nga Bayern Munichu si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në muajin qershor.

Lexo po ashtu A do t'u thonë tifozët e Real Madridit lamtumirë disa nga më të mirëve të tyre?

Mbrojtësi kishte refuzuar të nënshkruante marrëveshje të re, duke kërkuar vetëm kalimin te Los Blancos.

Kështu, Alaba – sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, ka nënshkruar pjesën e parë të kontratës me madrilenët.

Real Madridi pritet që të mbështetet në përvojnë e austriakut, pasi Sergio Ramos ose Raphael Varane do të largohet nga madrilenët.

Njoftimi do të bëhet zyrtarisht në fund të sezonit, e që ky aktual merr fund për më shumë se një javë. /Telegrafi/