David Alaba mund t’i bashkohet Manchester Unitedit, Manchester Cityt ose Chelseat në dy javët e ardhshme, pasi e ka refuzuar rinovimin me Bayern Munichun.
Austriaku i ka fituar tetë tituj të Bundesligas radhazi me bavarezët dhe pritet të jetë startues në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet sonte (e mërkurë) ndaj Lyonit.
Në ndërkohë, klubet e mëdha të Ligës Premier gjithmonë e kanë admiruar mbrojtësin e krahut të majtë, i cili këtë sezon ka shkëlqyer edhe si mesfushor.
Sky Sports raporton se 28-vjeçari mund të transferohet në Angli gjatë këtij muaji ose në ditët e para të muajit të ardhshëm, duke qenë se po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.
Unitedi, City dhe Chelsea janë klubet kryesore që i kanë kërkuar shërbimet e Alabas, ndërsa në javën në vijim mund të ndodhë ndryshimi në karrierën e tij. /Telegrafi/