Telegrafi

Alaba ka marrëveshje me Juventusin

(Foto: Instagram/da_27)

David Alaba ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Juventusit në verën e ardhshme – bën të ditur Todofichajes.com.

Mbrojtësit austriak i skadon kontrata me Bayern Munichun në fund të këtij sezoni, prandaj do të mund të largohet si lojtar i lirë.

28-vjeçari dëshiron ta provojë një ligë dhe një sfidë të re, duke qenë se gjithë karrierën profesionale e ka kaluar me bavarezët.

(Foto: Instagram/da_27)

Për shërbimet e tij shprehën interesim shumë prej klubeve të mëdha, si Manchester United, Manchester City e Paris Saint-Germain.

Por, duket se Juve e ka fituar garën për nënshkrimin e tij, ashtu që do ta ketë në dispozicion në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/