David Alaba duket se karrierën do ta vazhdoj në kampionatin italian Serie A.
Mbrojtësi austriak do të largohet nga Bayerni pas 12 viteve qëndrim, kur iu bashkua në akademi në vitin 2008.
Kontrata e austriakut me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, ndërsa bavarezët duan të fitojnë nga shitja e tij.
28-vjeçari është në bisedime të avancuara me Interin dhe është dëshira e madhe e Antonio Contes për krahun e majtë të mbrojtjes.
Reprezentuesi austriak ka qenë dy herë në Milano për të biseduar me drejtuesit e Interit dhe marrëveshja duket shumë afër.
Kampioni i Gjermanisë e vlerëson 50 milionë euro yllin e tyre, por kjo shumë mund të zbritet nga Interi.
Neroazzurët janë gati të ofrojnë 35 milionë euro për Alaban si dhe shërbimet e Ivan Perisic që është i huazuar te Bayerni për të marrë austriakun.
Bayern ka vendosur ta shes Alaban dhe marrëveshja mes palëve duket shumë afër.
Gjithsesi gjërat mund të shkojnë keq për Interin vetëm nëse Chelsea, Juventus, Arsenal e Barcelona bëjnë ndonjë ofertë më të madhe për t’ia ndërruar mendjen lojtarit. /Telegrafi/