Site icon Telegrafi

Al Trade për 22 vjetorin e themelimit ndan “Çmimin e Artë” për “Medalistet e Arta”!

22 vjet Al Trade, 22 vjet punë, përkushtim dhe punime nga më të mirat, duke dëshmuar si kompania më e suksesshme e ndërtimit.

Al Trade për nder të 22 vjetorit të themelimit është duke realizuar 22 aktivitete përgjatë 22 ditëve.

Përmes aktiviteteve Al Trade do jep mesazhe që reflektojnë punën dhe përkushtimin që Al Trade ka pas ndër vite.

Përveç kësaj Al Trade gjithmonë në përkrahje të artistëve, sportistëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për shoqërinë shqiptare dhe kombin në përgjithësi, këtë përkrahje Al Trade e tregon përmes ndarjes së “Çmimit të Artë”.

Këtë vit Al Trade këtë çmim e ndan për “Medalistet e Arta”.

Sot më 07 dhjetor në një ceremoni solemne, pronari i kompanisë “Al Trade”, Sokol Gashani, ndau “Çmimin e Artë” për “Medalistet e Arta”, tri figurat e shquara shqiptare (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova), të cilat kanë dhënë shumë për sportin dhe njohjen kombëtare.

Al Trade pati nderin që t’i kishte prezentë në ambientin e tyre kampionet Olimpike bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka për të pranuar çmimin.

Me rastin e marrjes së çmimit, Majlinda Kelmendi shprehë falënderuese dhe mirënjohëse për këtë çmim dhe e befasuar për të mirë nga ky çmim, përveç kësaj Majlinda Kelmendi shtoi se “përveç nesh që jemi kampione në fushën tonë, Al Trade është kampion në ndërtimtari”.

Në anën tjetër Distria Krasniqi është ndier e nderuar dhe falënderuese për këtë çmim dhe duke uruar Al Trade me rastin e themelimit të 22 vjetorit, po ashtu falënderuese për bashkëpunimin e tanimë me Al Trade.

Ndërsa Nora Gjakova fatkeqësisht nuk pati mundësi me qenë pjesëmarrëse, por çmimi i saj ju përcjellë trajnerit të tyre Driton Kukës.
Ai u befasua nga mikëpritja e ngrohtë në Al Trade, i cili ishte falënderues për pjesëmarrje dhe duke uruar Al Trade për 22 vjetorin e themelimit.

Fanella sportive si simbolikë dhe shenjë falënderuese i është dhurar pronarit të kompanisë Sokol Gashanit për kontributdhënie në përkrahje të aktiviteteve duke i mbështet gjithmonë iniciativat për sportin, rininë dhe fëmijët tuaj.

Përndryshe, Sokol Gashani u ka bërë falënderim të veçantë mysafirëve, stafit dhe gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për punën e palodhshme përgjatë tërë këtij rrugëtimi.

Al Trade – Së bashku jemi të lumtur!

Exit mobile version