Al Trade Center, Vitin e Ri e filloi me festën lidhur me lindjen e fëmijës së parë në Kosovë në vitin 2018, Ajn Azemit.
Me këtë rast, kompania Al Trade Center krijoi edhe fondacionin LINDA, fondacion ky që do të i dedikohet Klinikës Gjinekologjike.
Kësaj iniciative për krijimin e fondacionit iu bashkuan edhe Al Trade Market, Go Long dhe IP Linda.
Ndryshe, në mesnatë ka lindur fëmija i parë në vitin 2018 në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Foshnja e porsalindur, i gjinisë mashkull, Ajn Azemi gëzon shëndet të plotë, me peshë prej 3.250 kg. /Telegrafi/