Me moton “Bëhu hero, dhuro gjak”, kompanitë Al Trade Center dhe Al Trade Market, në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, realizuan aktivitet sensibilizues për dhurimin e gjakut.
Aktiviteti është organizuar për dy ditë radhazi.
Al Trade Center vuri në dispozicion lokalet e kompanisë, të cilat u shndërruan në një ambient të përshtatshëm për pozicionimin e pajisjeve që do të përdoreshin gjatë procesit të dhurimit të gjakut.
Këtij aktiviteti iu bashkuan shumë dhurues vullnetar, si dhe nga kompanitë tjera; As Partners, KEDS, Tiar Group, Timo Construction.
“Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë!”