Telegrafi

‘Al Rihla’ – më i shpejti në histori, zbulohet topi unik i “Katar 2022”

Ofron shpejtësi, saktësi dhe qëndrueshmëri në lojërat më intensive, duke ruajtur formën maksimale, saktësinë e ajrit dhe rikthimit.

Përbëhet nga lëkurë poliuretani, ka teksturë dhe formë inovative me 20 panele që përmirësojnë saktësinë, qëndrueshmërinë dhe rrotullimin e topit në ajër. Kjo falë teksturave makro dhe mikro, si dhe kundër-relievit të sipërfaqes.

“Adidas” ka zbuluar “Al Rihla” si topin zyrtar të Kupën e Botës “Katar 2022”. Ky është topi i 14-të radhazi që kompania e njohur ka prodhuar për Botërorin e FIFA-s. Ai është projektuar për të përballuar shpejtësinë maksimale të ndeshjeve, pasi udhëton në ajër më shpejt se çdo top tjetër në historinë e garës.

Lexo po ashtu Çdo ekip që është kualifikuar deri më tani në “Katar 2022” dhe pesë vendet që ende nuk e kanë prerë biletën

“Al Rihla” është topi i parë i Kupës së Botës i bërë ekskluzivisht me bojëra dhe ngjitës me bazë uji. “Al Rihla” do të thotë “udhëtim” në arabisht dhe merr frymëzim nga kultura, arkitektura, anijet ikonë dhe flamuri i Katarit. Ngjyrat e theksuara dhe të gjalla në një sfond margaritar përfaqësojnë vendin pritës të Kupës së Botës dhe shpejtësinë në rritje të futbollit.

“Futbolli po bëhet gjithnjë e më i shpejtë dhe me rritjen e shpejtësisë, saktësia dhe qëndrueshmëria në ajër bëhen jashtëzakonisht të rëndësishme”, ka deklaruar Franziska Loffelmann, drejtoreshë e dizajnit, grafikës dhe pajisjeve të futbollit në “Adidas”.

Lexo po ashtu Shorti i Kupës së Botës FIFA 2022: Data, orari i turneut në Katar dhe gjithçka tjetër

Dizajni i ri lejon që topi të ruajë shpejtësi shumë më të madhe kur udhëton në ajër. Duke u nisur drejt ngjarjes më të madhe sportive në planet, ne vendosëm ta bëjmë të pamundurën të mundshme me inovacion radikal dhe të krijojmë topin më të shpejtë dhe më të saktë të Kupës së Botës ndonjëherë, deri me sot”.

Prezantimi do të shënojë fillimin e udhëtimit të “Al Rihla” nëpër dhjetë qytete anembanë botës; duke përfshirë Dubain, Tokion, Mexico City dhe New York etj. Ai do t’i shfaqet publikut përmes legjendave si Iker Casillas, Kaka, Farah Jefry dhe Nouf Al Anzi. /Telegrafi/