Telegrafi

Al Nassr në gjysmëfinale të Kupës Saudite të Mbretit, Ronaldo nuk e gjen golin

(Foto: Getty)

Me fitore bindëse prej 3-1 ndaj Abha në MRSOOL Park, Al Nassr ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Kupës Saudite të Mbretit.

Cristiano Ronaldo luajti nga fillimi, mirëpo nuk ia doli të shënonte dhe u zëvendësua në minutën e 87-të.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e parë nga Sami Al Najei (1’), ndërsa Abdullah Al Khaibari e dyfishoi epërsinë (21’).

(Foto: AFP/Getty Images)

Mohammed Maran realizoi golin e tretë për vendasit në fillim të pjesës së dytë (49’), derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Abdulfattah Adam (69’).

Në gjysmëfinale, Al Nassr do të luajë përballë Al Wehda që në çerekfinale eliminoi klubin Al Batin. /Telegrafi/