Neymar u përfol se do të kalonte në radhët e skuadrës së Real Madridit.
Sulmuesi brazilian ka kaluar në radhët e skuadrës parisiene për shumën prej 222 milionë eurove.
Pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes, ka folur presidenti i Paris Saint-Germain, Naser Al-Khelaifi, i cili ka zbehur shpresat e madrilenëve për një transferim të tillë.
“Është e pamundur që Neymar të kaloi te Real Madridi. Nuk ka asnjë shpresë”, tha sheiku arab.
“Neymar do të vazhdojë të jetë pjesë e repartit të sulmit me Mbappen dhe Cavanin edhe për një kohë të gjatë”, tha ndër të tjerash Al-Khelaifi.
Theksojmë se Los Blancos po kërkojnë që të përforcohen pas rendimentit të dobët me gola gjatë këtij sezoni ndërsa edhe lëndimet e shpeshta të Gareth Balet, po e shqetësojnë trajnerin Zinedine Zidane.
Ndryshe, Neymar deri më tani ka realizuar 11 gola në 15 paraqitjet për nënkampionin e Ligue 1. /Telegrafi/