Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka nisur një strategjie që synon rindërtimin e skuadrës pa prezencën e yllit brazilian, Neymar.
Futbollisti ka bërë të ditur tashmë dëshirën dhe vullnetin e tij për tu larguar nga Parisi.
Destinacioni i tij është Barcelona dhe Al Khelaifi pajtohet me këtë dëshirë të tij.
Mësohet se Al Khelaifi kërkon që të mos humb shumë para nga transferimi i lojtarit, shkruan gazeta spanjolle Sport.
Ai e kërkon shumë e njëjtë që e pagoi te katalanasit dy vite më parë për blerjen e Neymar, 222 milionë euro.
Po flitet se Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele mund të përdoren për ta arritur shifrën, si shkëmbim, ose të shitën diku tjetër që të financohet vlerja. /Telegrafi/