Site icon Telegrafi

Al-Khelaifi: Neymar është lojtar i Barcelonës

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se blerja e Neymar nga Barcelona është paksa e komplikuar. 

Spekulimet e fundit nga Franca bëjnë me dije se klubi parisien është i gatshëm të paguajë hiq më pak se 222 milionë euro.

Al-Khelaifi refuzoi të komentojë të ardhmen e lojtarit duke thënë se preferon të flas një herë tjetër.

“Mendoj që kjo pyetje është paksa ngacmuese. Sot Neymar është lojtar i Barcelonës dhe do të shohim se çfarë do të ndodh me të”.

“Ne respektojmë kontratat midis lojtarit dhe klubit. Nuk dua të flas për të kësaj here. Shpresoj që të flas një herë tjetër”.

“Preferoj të mos jap përqindje, por gjithçka me kohën e vetë”.

“Neymar është yll botëror, por e them përsëri se ai është një lojtar i Barcelonës”.

“Ta sjellës një yll nuk është në pyetje vetëm emri dhe reputacioni, por edhe stili i lojës”, ka thënë Al-Khelaifi. /Telegrafi/

Exit mobile version